Spektakël në qiell, ja pse nuk duhet të humbisni eklipsin e hënës në korrik

Në 27 korrik, do të shihet një fenomen i rrallë dhe unik, eklipsi total i Hënës.

Ky eklips njihet ndryshe si “Hëna e kuqe”, për shkak të ngjyrës që do të marrë. Bëhet fjalë eklipsin më të gjatë të shekullit, i cili do të jetë i dukshëm për thuajse 103 minuta. Hëna do të gjendet në pikën e eklipsit më të largët nga Toka, kështu që bëhet fjalë për një “Mini Hënë”.

Advertisement

Ndërkohë qëndrimi i kundërt i Marsit do të bëjë të mundur që të duket edhe Planeti i Kuq, i cili nuk shihej me teleskop që nga viti 2003. Një fenomen shumë i bukur i cili do të shihet nga vende të ndryshme të botës.

Eklipsi do mund të shihet në pika të caktuara të vrojtimit, të cilat do të lajmërohen nga stacionet hapësinore.

Nëse doni të kontrolloni oraret në qytetin tuaj, mund të klikoni këtu.
Për më tepër, Marsi do të shfaqet i madh dhe i shndritshëm në qiell natën e eklipsit teksa lëviz pranë Tokës. Në 15 vitet e fundit, planeti i kuq s’ka qenë kaq pranë Tokës. Nëse doni ta shihni online gjithë ndodhinë, kontrolloni këtu.