Po presin një fëmijë dhe këtë tashmë e kishin konfirmuar, po që janë martuar, këtë nuk e dinim deri më tani…
Reperja me famë botërore Cardi B dhe partneri i saj Offset (Migos) janë martuar prej tetë muajsh, pra shtatorin e kaluar dhe këtë e ka konfirmuar vetë reperja.
Gjatë ndarjes së çmimeve BET, Offset falendëroi Cardi-n, duke e quajtur atë gruan e tij. Dhe pavarësisht famës, çifti ja doli ta mbajë të fshehtë për një kohë relativisht të gjatë.
“Ka shumë momente të cilat i ndaj me botën por ka edhe momente që dua t’i mbaj për vete. Martesa është njëra ndër to”, ka shkruar Cardi B në një postim në Twitter. “Lidhja jonë ishte shumë e re, por ne ishim shumë të dashuruar dhe nuk deshëm ta humbnim njëri tjetrin e kështu një mëngjes shtatori ne u zgjuam dhe vendosëm të martohemi”, ka thënë Cardi B.
Nëse ju kujtohet, propozimi publik ndodhi në sy të të gjithëve në fund të tetorit të kaluar. Ndërkohë reperja është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.