Grupi do të mbajë disa koncerte nga 13 – 21 shkurt në Australi dhe menjëherë pas tyre do të ndërpresë çdo aktivitet, deri në 2011-ën. Dave Keuning, kitarist i grupit ka deklaruar: “Ka shumë kohë që vetëm bëjmë disqe e shkojmë nëpër turne, pothuajse 6 vitet e fundit. Ndoshta dikush mendon se mund të vazhdojmë ende kështu dhe për ca kohë, por në fakt ka ardhur momenti që të ndalojmë pak”. Viti 2009 ka qenë vërtetë shumë intensiv për The Killers, grup shumë i vlerësuar nga publiku dhe specialistët e fushës. Jo rastësisht revista amerikanë SPIN e ka cilësuar show‐n e mbajtur nga grupi në 19 Janar në Agness Arena të Denver si “koncerti i tretë më i mirë i vitit 2009”.