Melania e tregon hapur se është kundër Donald Trump

Melania Trump njihet si një njeri i rezervuar, por ajo nuk hesht kur nuk bie fare dakort me politikat e zbatuara nga presidenti i SHBA-së.

Zonja e parë e Amerikës duket se ka hapur akoma më shumë debatin mbi emigracionin. Ajo lëshoi një deklaratë që kundërshton hapur qëndrimin e burrit të saj për këtë çështje. CNN ka postuar statusin e saj në Twitter, të shkruan nga zëdhënësja Stephanie Grisham.

Advertisement

Për këtë çështje ka folur edhe ish-Zonja e Parë amerikane, Laura Bush, duke e cilësuar politikën në fjalë si të “pamoralshme”. Në periudhën e fundit gjashtë-javore është raportuar për rreth 2,000 ndarje të familjeve për shkak të kalimit ilegal të kufirit.

Të rriturit që tentojnë të kalojnë kufirin, shumica prej të cilëve planifikojnë të kërkojnë azil, janë duke u përballur me vepra penale për hyrje ilegale në shtet.

Si rezultat i kësaj gjendje, qindra fëmijë janë duke u mbajtur në qendra të ndalimit, larg prindërve të tyre. Kjo politikë është kritikuar edhe nga grupe për të drejtat e njeriut dhe është cilësuar e pashembullt.