Braziliania ka mundur të finalizojë kështu një shtatzani shumë problematike. Maria rrezaton dhe lumturia e saj bëhet akoma më e madhe kur merr në krahë vogëlushin e saj që aq shumë e donte. Gruaja për të cilën po flasim është vetëm 79 centimetra e gjatë dhe peshon 26 kg, gjëra të cilat bënë që pothuajse të nëntë muajt e shtatzanisë t’i kalonte në regjim shtrati. Abner në momentin e lindjes peshonte 2 kg e 375 gr dhe ishte i gjatë 46 cm. Fatmirësisht lindja kaloi pa probleme dhe si nëna ashtu edhe bebi janë mirë.