Kur divat bashkohen

Këngëtarja që ka fituar 9 Grammy Awards gjatë karrierës së saj thotë se realizimi i një dueti me idhullin e saj Prince do të ishte një ëndërr e bërë realitet. “E kam takuar Prince më parë, u përpoqa të isha “cool” por u shtanga pak. Ai është imadh”,‐ ka thënë Keys për stacionin radiofonik anglez BBC RADIO 1Xtra. Pamvarësisht shënjestrimit të Prince për një bashkëpunim, Alicia është shumë e gëzuar për mundësinë që pati për të bashkëpunuar me Beyonce Knowles në singëllin PUT IT IN A LOVE SONG. “U argëtuam shumë. Është shumë bukur kur feston për karrierat respektive. Pikërisht për këtë flet kënga, për bashkimin për të fuqizuar akoma më tepër njëra‐tjetrën. U bëmë me të vërtetë shoqe të mira. Kemi qenë në biznesin muzikor pak a shumë në të njëjtën kohë dhe të dyja kemi nënshkruar me Columbia kur ishim 14 vjeç. Puna në studio ishte si një festë, energjia dhe kimika ishte e jashtëzakonshme”,‐ ka thënë Alicia Keys.

Advertisement