Të shumtë kanë qenë evenimentet, paradat në tapetet e kuq, flashët e aparatëve të paparazzëve dhe shumë vizibilitet, për Elisabetta Canalis, por tashmë ajo do më tepër. Nga i dashuri i saj Geroge ajo do një fëmijë dhe pse jo një martesë. George do ja plotësojë dëshirën për një bebe, madje brenda një viti, por për martesë as që bëhet fjalë. Me sa duket dëshira e Canalis e shprehur gjatë festave te Krishtlindjeve është marrë seriozisht në konsderatë, të paktën si projekt. Lajmin e ka bërë të ditur The National Enquirer, që sipas rrëfimeve të disa miqve të çiftit, kishin dëgjuar George t’i premtonte Eli‐t se shumë shpejt, ndoshta brenda vitit do t’ja plotësonte dëshirën për të pasur një fëmijë. Çifti po planifikon të jetojë së bashku në Los Angeles, ndërkohë që nuk kanë asnjë plan për t’u martuar.