Ky është titulli i singëllit të parë të albumit TEN. Kënga ka filluar te transmetohet tashmë nëpër radio dhe video po xhirohet e do të tregojë një Gabriella akoma më sexy e agresive. Me albumin e saj të parë këngëtarja australiane me origjina italiane ka shitur më tepër se dy milion kopje në të gjithë botën dhe ka arritur vendet e para nëpër klasifikimet muzikore. Së fundmi është bërë e ditur nga Shoqata Britanike e Autorëve dhe Kompozitorëve se Gabriella Cilmi është artistja më e luajtur nëpër radiot angleze për vitin 2009.