Këngëtarja është nominuar në kategoritë Artistja më e Mirë Ndërkombëtare, Debutimi më i Mirë dhe Albumi më iMmirë. Edhe Florence and the Machine, Lilly Allen, JSL e Pixie Lott janë nominuar nëpër 3 kategori. Pamvarësisht shitjeve të larta të albumit I DREAMED A DREAM në të gjithë botën, Susan Boyle nuk ka pasur të njëjtin fat me artistët e përmendur. Florence and the Machine janë nominuar në kategorinë Debutimi më i Mirë, Artistja më e Mirë Femër dhe Albumi më i Mirë. JLS Konkurojnë në kategorinë Grupi më i Mirë, së bashku me të afirmuarit Doves, Friendly Fires, Kasabian dhe Muse. Edhe Robbie Williams është ndër protagonistët e ceremonisë, pasi konkuron në kategorinë Artisti më i Mirë Mashkull, kategori në të cilën ka triumfuar plot 4 herë në të shkuarën. Për të njëjtën kategori konkurojnë edhe Calvin Harris, reperi Dizzee Rascal, Mika dhe Paolo Nutini. Ndërkaq Jay – Z , Black Eyed Peas, Lady Gaga, Empire Of The Sun dhe Animal Collective konkurojnë për trofeun e Albumit më të Mirë Ndërkombëtar.