Linda Rama është vënë mbrëmjen e djeshme “Në Kurthin e Piter Panit”, përballë pyetjeve të fëmijëve dhe ka zbuluar disa sekrete të cilat më parë nuk i kishtë rrëfyer.

Ajo zbuloi disa detaje nga raporti me të birin dhe bashkëshortin, kryeministrin Rama. “Edi Rama duket tip i fortë, por a ka qarë ndonjëherë” ishte pyetja e njërit prej fëmijëve.

Advertisement

“E kam parë lotin e Edit kur ka humbur miqtë e tij të ngushtë.”- duke e lënë me kaq përgjgjien.

Kurse për Zahon e vogël tregoi se nuk e ka ndarë ende mendjen se çfarë do të bëhet kur të rritet.

“Në festën e 1-vjetorit e vendosëm në tepsi duke e rrethuar me sende, si stetoskopin e doktorit, libër, çelësat e makinës, kaseta filmash. Dhe Zaho zgjodhi pikërisht kasetat. Kur ishte 2 vjeç tha se do të bëhej shofer, ndërsa tani ka qejf të jetë si Spiderman-i.” -u shpreh Linda.