Armani bashkëpunim me Reebok

Linja në fjalë ka debutuar të shtunën në Emporio Armani Show në Milano dhe pritet të dalë në shitje nëpër të gjithë botën në muajin korrik. “Në ditët e sotme veshjet sportive dhe ato të palestrës janë bërë pjesë e rëndësishme e garderobave tona. Unë doja t’u ofroja klientëve të mi mënyrën për t’u veshur rroba sporti të cilat të jenë po aq stil dhe të rehatshme në të njëjtën kohë. Kështu bashkëpunimi im me Reebok është vijimësia e kësaj filozofie”,‐ ka thënë stilisti Giorgio Armani.

Advertisement