Tregu i ka mirëpritur gjithnjë mirë celularët e shtëpive të mëdha të modës, gjë e cila duket se ka inkurajuar edhe Versacen që të hidhet në aksion. Celulari do të lançohet në pranverë dhe fillimisht do u tregohet një grupi klientësh të përzgjedhur gjatë Paris Haute Couture Week në fund të këtij muaji. Nuk ka ende informacion se sa do të kushtojë një telefon i tillë, por shpresojmë që përveç detajeve të shtëpisë së modës të ketë edhe risi në teknologji.