Fëmijë kapriçozë

Madox djali i Jolie – Pitt shpenzon 5 000 $ në javë ndërkohë që binjakët Hazel Patricia dhe Phinnaeus Walter të Julia Roberts, shpenzojnë 8 000 $ secili. Një edukuese e keqe rezulton të jetë edhe Kate Moss, e cila sipas periodikes STAR i jep 8 000 pound në javë të bijës Grace që është vetëm 8 vjeç. Me pak fjalë fëmijët e personazheve të famshëm shpenzojnë shumë para.

Të fotografuaar në të gjithë botën dhe të ndjekur hap pas hapi nga paparazzët, fëmijët e yjeve të showbiz duket sikur i zënë vendin prindërve dhe bëhen vetë personazhe të shtypit rozë. Duke ndjekur gjurmët e prindërve, sigurisht dhe ato kanë teka prej yjesh. Kështu vendin e parë për të tilla e zë MARIA LOURDES CICCONE, vajza e Madonna‐s dhe balerinit Carlos Leon. Nga sa raportohet në revistën NOW, vajza ka një stilist personal, përdor produkte bukurie shumë të kushtueshme dhe shkon në shkollë me limuzinë. Por nuk mbaron këtu. Thuhet se Lourdes ka arritur të marrë një lloj fondi javor prej 11 000 $ për të blerë rroba dhe aksesorë. Ajo shpesh është fotografuar në stil perfekt, kështu që ka trashëguar nga e ëma jo vetëm shijet por edhe karakterin e saj.

Advertisement

Por sigurisht qe kur vjen puna tek shpenzimet për fëmijët Katie Holmes dhe Tom Cruise nuk mbeten prapa. Pamvarësisht moshës që ka vogëlushja Suri trajtohet si mbretëreshë, e përveç kësaj merr edhe 1 000 $ në javë që përdoren nga dadoja e saj kryesisht për të blerë video lojëra me karakter edukativ si psh MY BALLET STUDIO. Që çifti ishte shumë i dhënë pas vajzës kjo dihej, por që të shpenzojnë 1 milion $ për edukimin e saj edhe në botën e Hollywoodit duket pak e tepërt. Sipas imnotoebbsessed.com Suri 3 vjeçare ndjek kurse të gjuhës franceze e spanjolle. Në muajt e fundit ajo është apasionuar shumë pas baletit klasik falë dhuratës që mori për së Krishtlindje MY BALLET STUDIO. Duke parë këtë prindërit i kanë akorduar 2 orë mësim privat në javë me balerinin e koreografin e famshëm rus MICHAIL BARYSHNIKOV.

Një tjetër fëmijë yjesh është edhe ikona e adoleshentëve të sotëm Miley Cyrus, vajza e këngëtarit të famshëm amerikan Billy Ray Cyrus. Sipas popcrunch.it këngëtarja ka arritur t’i kërkojë prindërve deri në 1 000 $ në javë për të blerë revista, këpucë, veshje dhe çanta. Krejt e kundërta ndodh në shtëpinë SMITH. Me sa duket prindërit Will Smith dhe Jada Pinkett kanë gjetur një mënyrë të thjeshtë për t’u mësuar fëmijëve vlerën e parave. Dy fëmijët e tyre Jaden 11 vjeç dhe Willow 9 vjeç, mund të zgjedhin të blejnë lojërat e preferuara vetëm nëse ata vetë kontribuojnë. Le të flasim pak dhe për çiftin presidencial. Obama‐t janë shumë të kujdesshëm ndaj edukimit të vajzave Malia dhe Sasha respektivisht 10 dhe 7 vjeç. Ata përdorin mënyrën e shpërblimit përkundrejt asaj të një rroge mujore. Kështu vajzat marrin një shifër simbolike parash si shpërblim, vetëm pasi kanë përfunduar detyrat e tyre në shtëpi.