Ka marrë fund pritja e ëmbël e Anteas dhe Eno Popit.
Çifti janë bërë prindër të një vajze të shëndetshme, duke e përjetuar për herë të parë këtë ndjesi. Antea prej javësh ishte larguar drejt SHBA-ve, për të lindur atje vajzën.
Ndërkohë që Enos do t’i duhet të presë edhe pak javë, për ta parë vogëlushen, pasi ai do të shkojë në SHBA vetëm pas disa javësh, për t’u kthyer më pas në Shqipëri të tre së bashku, tashme si familje e kompletuar. Eno Popi dhe Antea kanë një lidhje të gjatë dashurie, ndaj ky gëzim ishte më se i mirëpritur në jetën e tyre. /Bordo/