Clooney mëson italisht

“Ajo është shumë e mirë me mua. Më thotë gjithnjë gjëra të bukura”,‐ ka thënë aktori. Elisabetta nga ana tjetër është e befasuar nga aftësitë e partnerit për të mësuar. Kujtojmë se 48 vjeçari George filloi të frekuentonte 31 vjeçaren Elisabetta vitin e shkuar dhe miku i tyre Roberto Cavalli është shprehur: ”George dhe Elisabetta janë të dashuruar. Janë të dy të mrekullueshëm, plot sharm dhe romanca e tyre është si një ëndërr. Njerëzit kanë nevojë të ëndërrojnë dhe historia e tyre është vërtetë si ato historitë e dashurive legjendare të së kaluarës. Mendoj se jam ndër të parët persona të cilëve Elisabetta i është hapur për George. Në fillim isha i çuditur se si një vajzë italiane si ajo të kishte një lidhje me një si tipi i George, por koha ka treguar se është një histori e madhe dashurie që do të zgjasë. Do të vija bast që kështu do të ndodhë dhe ky është urimi im për to”,‐ ka thënë Roberto Cavalli.

Advertisement