Aktorja 24 vjeçare ishte piketuar të luante rolin e Eliza Doolittle, personazh i bërë i famshëm nga Audrey Hepburn në filmin muzikor origjinal. Keira u takua me producentët e filmit Cameron Mackintosh dhe Duncan Kenworthy për të diskutuar mbi rolin, madje mori dhe mësime kantoje, por më vonë vendosi se ky rol nuk bënte për të. Të shohim se cila do të jetë protagonistja e filmit shumë të dashur nga publiku.