Dy prej të ftuarave në dasmën mbretërërore guxuan të vishnin atlete (Foto)

Me siguri të gjithave ju ka ndodhur të mërzeteni me takat kur keni qenë të ftuara në ndonjë event, por nuk keni guxuar t’i zvëndësoni me atlete, pasi s’keni dashur të dukeni keq në sy të të tjerve.

Megjithatë , në dasmën mbretërore fundjavën e kaluar, u thyen disa “rregulla”. Dy nga të ftuarat, i habitën të gjithë kur u paraqit të veshura me atlete.

Advertisement

Po flasim për Dukeshën e Kentit, Katherina, 85 vjeç, e cila kishte veshur një fustan të këndshëm blu me lule të bardha nga “Erdem”,  me një palë atlete të thjeshta me lidhëse të firmës Hogan.

Përveç Dukeshës, dhe kampionia e tenisit, Serena Williams,  zbuloi në një video në Instagram se në dasmën mbretërore ishte veshur me atlete “Valentino”.

Megjithatë të dyja kanë arritur t’i fshehin mirë atletet me fustanet e tyre të gjata, duke u dukur mjaft bukur.

Epo, meqënëse atletet janë veshur nga personazhe të tillë në dasmën mbretërore, pse mos t’i veshim dhe ne, e ta shijojmë pa lodhje dasmën apo eventin e rradhës?