Doktorët kanë vënë re se Gaga ka rrahje të çrregullta zemre dhe është urdhëruar të pushojë. “Doktorët më vizituan dhe më lajmëruan për rrahjet e çrregullta të zemrës si pasojë e mbilodhjes dhe dehidratimit. Kërkoj ndjesë dhe më vjen shumë keq për anullimin e koncertit edhe pse e di që nuk mjafton. Mund t’i dëgjoja fansat që prej dhomës së zhveshjes, ju përgjërova të më linin të ngjitesha në skenë, por spektakli im ka elementë teknikë të ndërlikuar e do të ishte me shumë rrezik për mua, meqë dhe më parë më ranë të fikët. Jam e pikëlluar. Kam performuar dhe herë të tjera kur kam qenë me temperaturë, të ftohur, dhembje fyti. Nuk do të anulloja kurrë një koncert kot. Shpresoj të më falni. Ju dua më shumë se çdo gjë. Jeni gjithçka për mua. Performancën do t’a bëj në 26 Janar”,‐ ka shkruar Lady Gaga në faqen e saj personale të TWITTER.