Dasma e Princ Harry-t me aktoren Meghan Markle, muajt e fundit është kthyer padyshim si tema kryesore e mediave ndërkombëtare.

Para dasmës ishte kurioziteti i mënyrës si do të organizohej dasma, ndërsa tani pas saj, po komentohen ende të ftuarit që kanë tërhequr më së shumti vëmendje.

Advertisement

Mes 600 të ftuarëve, një ndër ata që u komentua është edhe kushëriri i princit, i cili rrëmbeu kuriozitetin e publikut dhe medieve, duke i bërë të gjitha vajzat të kthenin kokën kur ai kalonte.

24 vjeçari, Louis Spencer, është djali i vëllait të princeshë Dianës, Charles Spencer. Edhe pse është goxha i rezervuar për jetën personale, Lousi nuk mund t’i shpëtojë vëmendjes femërore, me paraqitjen e tij.

Kujtojmë që dhe motra e tij Lady Kitty Spencer nuk kaloi pa tërhequr vëmendje me bukurinë dhe paraqitjen e saj në dasmën mbretërore.