Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman dhe bukuroshja shqiptare Almeda Abazi kohët e fundit janë në qendër të vemendjes të mediave turke, por edhe shqiptare.
Momentalisht lidhjet e Almedës me Shqipërinë janë më të forta se më parë, pasi po prezanton spektaklin “Dancing with the Stars”, por duket se dhe aktori turk po lidhet më shumë me shqiptarët, duke krijuar njohje me artistët tanë.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim që ende nuk është bërë publik, mes Tolgahan, Almedës dhe komedianit shqiptar, Ermal Mamaqi. Ky i fundit po viziton Turqinë, nga ku ka publikuar një foto me çiftin e njohur dhe ka thënë se një projekt i ri ndërkomëtar po vjen.