Panucci shpall listën për miqësoret, lë jashtë Sadikun, por ja kë rikthen (Foto)

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panucci vazhdon të surprizojë me zgjedhjet e bëra.

Mësohet se trajneri italian ka lënë jashtë sulmuesin Armando Sadiku për dy sfidat miqësore ndaj Kosovës dhe Ukrainës, ndërsa risi është rikthimi i shkodranit Armando Vajushi në Kombëtare.

Advertisement

26-vjeçari është një njohje e vjetër e teknikut Panucci, pasi në sezonin 2015-2016 kanë qenë së bashku te Livorno.

Falë formës së mirë dhe aktivizimit si titullar te skuadra e Avelinos, Vajushi do të rikthehet në Kombëtare. Mesfushori shkodran mungon që prej vitit 2011.

***
Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Christian Panucci ka bërë publike sot edhe listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet miqësore me Kosovën (29 maj) dhe me Ukrainën (3 qershor). Janë 24 lojtarë që janë thërritur për këto dy takime, ku nën drejtimin e trajnerit dhe stafit do të nisin përgatitjet në datë 26 maj në Zyrih.

Spikasin në këtë listë hyrjet e reja në skuadrën përfaqësuese, sikundër është sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri, apo edhe mbrojtësi Egzon Binaku, që luan me skuadrën suedeze të Malmos. Rikthehen sërish në skuadrën kombëtare futbollistët Armando Vajushi dhe Emanuele Ndoji, që janë vlerësuar për tu grumbulluar për këto dy ndeshje. Ndeshja e parë miqësore e ekipit kombëtar do të luhet në Zyrih, në datë 29 maj, në orën 20.00 me Kosovën, ndërsa takimi i dytë me kombëtaren e Ukrainës do të luhet në Evian (Francë) në datë 3 qershor./panorama.al/

Lista e futbollistëve të grumbulluar: