“La Palme d’or”, çmimi kryesor i Festivalit të 71 të Filmit në Kanë u dha ditën e djeshme për filmin “Shoplifters” të regjizorit japonez Hirokazu Kore-eda.
Një fakt i veçantë për filmin e suksesshëm është se për herë të dytë në 100 vite, këtë çmim e rrëmben një film aziatik (filmi i parë është “Uncle Boonmee Who Can Recall His Past Lives” në 2010-n).
“Shoplifters” trajton portretin e një familjeje japoneze që duhet të përballet me varfërinë ekstreme. Gjithë drama nxitet nga fakti se njëri prej familjarëve detyrohet të vjedhë një dyqan, nga ku nis edhe merr jetë konflikti i filmit.
Lista e filmave fitues:
– Çmimi i madh i “Festival de Cannes” u nda për Spike Lee për filmin “BlacKkKlansman”.
– Çmimi i Jurisë i kaloi Nadine Labaki për “Capharnaüm”.
– Një “Palme d’or” speciale iu dha regjizorit francez Jean-Luc Godard për “Librin e imazheve”.
– Çmimi i aktorit më të mirë iu dha aktorit italian Marcello Fonte për rolin e tij në “Dogman” të Mateo Garrone.
– Çmimi i regjisë më të mirë u dha për Pawel Pawlikowski me filmin “Cold war”.
– Çmimi i interpretimit femëror i kaloi aktores kazake Samal Yeslyamova për “Ayka” të Sergueï Dvortsevoy.
Juria bëri zgjedhjen e saj mes një liste prej 21 filmash.