Kanë filluar të qarkullojnë zëra në Hollywood se Robert Pattinson qëndron në krye të kandidaturave për zëvendësimin e Tobey Maguire në sagën SPIDERMAN. Maguire dhe regjsori Sam Raimi anonçuan se nuk do të vazhdonin më me projektin Spiderman 4. Kështu Pattinson ka dalë si një kandidaturë e mundshme, por ka dhe konkurencë nga Michael Cera. Nëse aktori britanik do të firmosë kontatën për Spiderman, do t’i duhet të përfundojë më parë të gjithë impenjimet aktuale me Twilight si dhe me filmin e ri Bel Ami që fillon xhirimet këtë vit .