Bill Gates i shpjegon presidentit Trump dallimin mes HIV dhe HPV

Ç’e paska gjetur!

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, rrëfen disa biseda të çuditshme nga takimet e tij me presidentin Trump. Sipas Tij, Donald Trump nuk dinte ndryshimin midis dy viruseve HIV dhe HPV dhe e ka pyetur atë jo njëherë, por dy (herën e parë në dhjetor të 2016-ës dhe tjetrën në mars të 2017-ës .

Advertisement

“Donald nuk e dinte ndryshimin mes HPV dhe HIV. Ndodheshim në një vend ku po mbaheshin dy evente të ndryshme dhe mbaj mend Trumpin duke me pyetur se ku ishte ndryshimi mes dy viruseve. Dhe unë sigurisht që kisha njohuri dhe u mundova ti shpjegoja atij se HPV, njihet  si “The human papillomavirus”, një infeksion që shkakton kancer në tru, ndërkohë që HIV, “The human immunodeficiency virus”,  shkakton sindromën e imunodefiçencës ose AIDS”, tha ai.

Këtë Gates e zbuloi gjatë një eventi të organizuar nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, ku burrë e grua kanë dhuruar plot 140 milion dollarë vetëm për kërkime dhe zbulimin e ilaçit kundër përhapjes dhe transmetimit të HIV/AIDS. Gates nuk ka ndonjë vlerësim të madh për Trump edhe pse thuhet se ky i fundit i ka ofruar një punë Gatës në Shtëpinë e Bardhë, si këshilltar i Shkencave, gjatë një takimi po në muajin mars. Vetë Gates e ka konfirmuar në muajin prill ofertën duke thënë se e ka refuzuar.