60 vjeçarja, mama e 3 fëmijëve dhe gjyshe e dy nipërve ka zbritur dhe nga vendi i saj në parlament. Në një deklaratë Iris ka shpeguar: ”Lidhja filloi në mënyrë krejt të pafajshme, kur po ngushëllonte dikë për një humbje familjare. Mandej i inkurajova miqtë e mi që t’a ndihmonin financiarisht për të nisur një biznes. Fatkeqësisht më pas lidhja u zhvillua më tej”. Për momentin Iris po kurohet për probleme psiqike pas tentativës për të vrarë veten në Mars. Si për të lënduar akoma më tepër Iris Robinson,e cila mendon se homoseksualiteti është më keq se abuzimi me fëmijët, revista britanike ATTITUDE po përpiqet që të ketë në koverin e saj djalin 19 vjeçar me të cilin Iris pati lidhje .