Muaj më parë u tha se në dasmën mbretërore do të ishin të ftuara vajzat e ish-grupit të famshëm Spice Girls.
Një konfirmim të tillë e dha një nga pjesëtaret, Mel B, e cila e tha publikisht gjithë entuziazëm se ka marrë ftesë nga pallati për të qenë në dasmën e vitit. Në fakt, tashmë është zbuluar se as ajo dhe as Melanie C nuk do të jenë të ftuara në dasmën që do të mbahet të shtunën e 19-të majit.
Sipas Page Six, nga grupi i vajzave do të marrin pjesë vetëm Geri Halliwell, Victoria Beckham dhe Emma Bunton.
Përveç kësaj u tha gjithashtu që vajzat do të performojnë, por edhe ky ishte një informacion i rremë, duke qenë se vetëm 3 prej tyre do të jenë pjesë e ceremonisë së Meghan-it dhe Harry-it.
Prania e Victoria Beckham-it nuk është aspak surprizë. Jo vetëm që çifti është i preferuari i mbretëreshës, por ikona e modës dhe e fejuara e princit u bënë mike që pas takimit të parë.