Aktorja ka rrëfyer se divorci e la të drojtur dhe të izoluar, por duhej të qëndronte e fokusuar për dy fëmijët e saj Deacon dhe Ava Elizabeth. “Në periudha të vështira këshillimi më është dukur i dobishëm dhe nuk besoj se duhet të n’a vijë turp nga kjo gjë”. Veç të tjerash aktorja ka treguar se ka mbështetjen e mikeshave të ngushta. “Kam tre mikesha që do të bënin gjithçka për të më ndihmuar dhe unë do të bëja të njëjtën gjë për to. Besoj tek këto lidhje shoqërore mes femrash, pasi me meshkujt ndodhin gjithnnjë martesa, ndarje divorce, kurse ato dhe familja janë gjithnjë aty”. Gjithsesi paçka sikletit me divorcin Reese ka pranuar se Ryan është një baba i mrekullueshëm. “Ne rakordojmë gjithë impenjimet tona, në mënyrë që njëri nga ne të jetë gjithnjë me fëmijët. Kur kujdesesh për ta dhe je e vendosur që të jenë prioriteti në jetën tënde, ja del gjithnjë”,‐ ka mbyllur rrëfimin e saj Reese Witherspoon.