Minus në bilancin e Gaga

Sipas disa faqesh interneti humbjet e grumbulluara nga koncertet e këngëtares në SHBA, kanë mbërritur në 4 milion $. Këto shifra duket të jenë rezultat i kërkesave të çuditshme të Lady Gaga, midis të cilave blerja 100 000 $ dhe transporti nga njëri koncert në tjetrin i një vaske gjigande banjoje në të cilën Lady Gaga performon çdo mbrëmje (shih në foto) si dhe kostumet e kushtueshme të skenës. Një zëdhënës i saj e ka konfirmuar këtë informacion por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi shifra ekzakte. Turneu amerikan i Lady Gaga do të mbyllet në 24 Janar në Radio City Hall të New Yorkut. Më pas nga data 18 shkurt deri më 5 mars artistja do të zbarkojë në Europë për një sërë koncertesh në Britaninë e Madhe e një sërë datash në Dublin 20 – 21 shkurt.

Advertisement