Këngëtarja mendon se ka punuar shumë vitin e fundit ndaj duhet të fokusohet më tepër në jetën personale ku midis të tjerash të kalojë më tepër kohë me nipin Daniel 5 vjeçar. “Padyshim është koha të bëj një shkëputje, për të karikuar bateritë. Do të më pëlqente të kaloja 6 muaj pa shkuar në studion e regjistrimit. Kam nevojë të jetoj jetën time dhe të frymëzohem sërish nga gjërat. Dua të bëj aktivitete të zakonshme: të shkoj në restorante, të marr ca mësime, të shoh filma dhe shfaqje Broadway. Do të kaloj më tepër kohë me Daniel i cili është një fëmijë i mrekullueshëm e unë e llastoj shumë”. Gjithsesi ky pushim nuk do të jetë aq i lehtë për Beyonce‐n e cila është mësuar të regjistrojë këngë e xhirojë videoklipe tërë kohës.