Eurovision/ Mediat greke na akuzuan për pikët, Eleni del në mbrojtje

Friday, December 5, 2025

Eurovisioni mbaroi të shtunën, por polemikat vazhdojnë ende…

Një ndër temat më të diskutuara është padyshim ajo e tre shqiptarëve, të cilët konkurruan nën flamuj të ndryshëm. Pavarësisht kësaj ata e përkrahën njëri-tjetrin. Po ashtu edhe pikët e dhëna nga Shqipëria, shkuan për Ermalin(12 pikë) dhe Elenin(10 pikë).

Mesa duket kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga mediat greke, të cilat ditën e djeshme fajësuan Shqipërinë që Eleni doli në vendin e dytë, me pretekstin se nuk i dhanë 12 pikë.

Në një intervistë për mediat greke këngëtarja me origjinë shqiptare është pyetur se si është ndjerë që Shqipëria nuk i dha 12 pikë.

“Më dhanë 10 pikë, çfarë do të thuash? Ishim 3 shqiptarë, duhet të ndaheshin në njëfarë mënyre pikët, njëri do merrte 10 njëri do merrte 12”,- është shprehur këngëtarja.

Mesa duket për Elenin gjithçka ka qenë në rregull, duke e mbyllur intervistën me një falenderim për të gjithë shqiptarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -