Pas divorcit nga martesa e parë me aktorin Orlando Bloom, pas të cilës ka ardhur në jetë një djalë, tashmë modelja e famshme është bërë nënë për herë të dytë. 

Sipas revistës “People”, çifti i famshëm janë shumë të lumtur për ardhjen në jetë të fëmijës së dytë, ndërsa nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë. Miranda, është e martuar me Evan Spiegel, themeluesin e aplikacionit të njohur SnapChat.

Advertisement

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se sa të lumtur jemi me ardhjen në jetën të djalit. Miranda është në formë të shkëlqyer, ndërsa Flynn është i lumtur që do të jetë vëllai i madh”, janë shprehur çifti i njohur për revistën “People”.

Supermodelja e Victoria’s Secret, u martua me Spiegel në një ceremoni  luksoze me shumë personazhe të rëndësishëm nga bota e fashion-it.