“Ata që bëjnë gjëra të këtilla, e provokojnë Serbinë dhe nuk dëshirojnë marrëdhënie të mira me Serbinë”, tha Ivica Dacic në një konferencë për shtyp në Beograd. Më tutje ai theksoi se “kjo është përzierje në çështjet e brendshme të Serbisë dhe lëvizjet e këtilla nuk mund të kontribuojnë në vendosjen e raporteve korrekte dhe kapërcimin e problemeve nga e kaluara”. Presidenti i Kroacisë në largim, Stipe Mesic, më 8 janar viziton Kosovën dhe me këtë rast do t’i dorëzohet edhe mirënjohja Qytetar Nderi i Prishtinës.