SHBA – Takim i BE për sigurinë në aeroporte

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Evropian, Joseph Hennon, i cili ka saktësuar se javën e ardhshme, sapo të përfundojnë pushimet e fundvitit, do të publikohet edhe data e takimit. Ndërkohë, Holanda do të fillojë menjëherë të përdorë skanerat e trupit për fluturimet direkte për në SHBA, për të shmangur përsëritjen e asaj që ndodhi ditën e Krishtlindjeve, ku një i ri nigerian tentoi të hidhte në ere avionin me një sasi eksplozivi që e kishte fshehur tek të brendshmet.

Advertisement