Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në territor në Veri dhe Qendër ndërsa më të dobët në Jug të vendit. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të mbetemi në kushtet e vranësirave dhe shirave të dobët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë në Veri të vendit si në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h dhe drejtim Veriperëndimor, për pasojë në det të ketë dallgëzim deri 2 ballë. Kontinenti Europian do të karakterizohet nga vranësira dhe shira, në pjesën më të madhe të tij. Më të dendura vranësirat dhe shirat do të jenë në Europën Jugperëndimore dhe zona e Alpeve. Po ashtu, me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore do të ketë dhe Qendra e kontinentit. Ndërsa me Mot të kthjellët do të mbeten Europa Lindore dhe një pjesë e Veriut të kontinentit.