Vettingu/ Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese nuk justifikon pasurinë

Vettingu ka zënë në “grackë” gjyqtaren e rradhës…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi shqyrtoi deklaratat e pasurisë së gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, thotë se nga hetimi administrativ nuk justifikohet origjina e të ardhurave për një shtëpi 101 metra katrorë në Tiranë.

Advertisement

Gjithashtu, për KPK deklarimet e të ardhurave për vitin 2003 dhe 2004 janë të pasakta dhe mungojnë 4 milionë lekë. Altina Xhoxhaj është gjyqtarja e tretë nga Gjykata Kushtetuese që i nënshtrohet sitës së vettingut këtë të hënë.

Trupa gjykuese për Xhoxhajn kryesohet nga Brunilda Bekteshi dhe anëtar Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo.

Fatos Lulo ka qenë gjyqtari i parë që është rivlerësuar nga KPK, por që u shkarkua për shkak të mos justifikimit të pasurive.

Vitore Tusha arriti të kalojë vettingun, duke dalë një figurë e pastër me deklarim të rregullt të pasurisë.