E ftuara e parë në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ishte aktorja e prezantuesja Almeda Abazi.
Si një e ftuar në studio Ermali e priti me një kafe turke sipas traditës. Ajo rrëfeu për jetën e saj në çift, për jetën e saj në Turqi dhe projektet e ardhshme.
Por surpriza e mbrëmjes ishte një telefonatë e Tolgahanit në emision live. Ai përshëndeti në shqip me disa fjalë:” Si jeni? Çfarë po bëni? Ju dua të gjithëve. Almeda të dua shumë, eja sa më shpejt.” Atyre iu drejtuan edhe disa pyetje për të kuptuar nëse e njohin njeri-tjetrin sa duhet dhe rezultoi se ishin një çift perfekt. Sa të mirë, apo jo?