Politikani dhe babi i familjes Koço Kokëdhima festoi ditëlindjen.

E dimë të gjithë se ai është njeriu më i dashur dhe përkrahja më e madhe për Besën, dhe ajo e ka shprehur këtë gjë edhe publikisht.

Advertisement

Në profilin e saj në Instagram, Besa ka postuar një foto ku janë tre motrat me babin e tyre vite më parë, kur ato ishin ende të vogla duke e shoqëruar me dedikim plot dashuri:“Gëzuar ditëlindjen babi. Bota është më e mirë sepse ti je pjesë e saj. Të dua përgjithmonë”.

 Duhet thënë se të tre motrat Besa, Bora dhe Era dukeshin kaq simpatike që kur kanë qenë të vogla.