Ky vit dhe ai që lamë ka qenë tepër i suksesshëm për reperen Cardi B.
25-vjeçarja, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë ka thyer dy rekorde historike të Beyonce me më shumë këngë në “Billboard Hot 100”.
Cardi B është artistja e parë femër e cila ka arritur të mundë divën e muzikës pop me albumin e saj Invasion of Privacy (e cila i referohet edhe Bey-t në disa raste). Ajo ka zyrtarisht më shumë këngë në Billboard US Hot 100 nga një artiste femër dhe më shumë këngë të klasifikuara në Billboard US Hot R&B/Hip-Hop Top 10 sërish nga një artiste femër.
Kur Beyonce publikoi “Lemonade” në maj të 2016-ës, ajo kishte 12 këngë të klasifikuara në Billboard’s Hot 100, por Cardi ka hyrë me 13 këngë — 12 nga Invasion of Privacy dhe “Finesse” me Bruno Mars. Billboard liston “I Like It,” “Drip,” “I Do,” “Be Careful,” “Ring,” “Bartier Cardi,” “Get Up 10,” “Bickenhead,” “Best Life,” “Thru Your Phone,” “She Bad,” dhe “Money Bag”.
Uau!