Ndonëse milionerin maqedonas e kanë parë të gjithë që kur dolën lajmet se ata janë bashkë, sërish Adelina preferon mos ta ekspozojë shumë në rrjete sociale.
Madje sa herë që poston foto të tij dhe që ndodh rrallë, ajo ja mbulon fytyrën.
Sot këngëtarja ka publikuar një foto të qartë të bashkëshortit të saj, teksa ky i fundit flet në celular. Adelina sigurisht që i ka vendosur disa zemra, gjysmës së saj më të mirë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në fakt, pasi çifti këtë periudhë po shijon momente të bukura, pasi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.