“Bashkia e Tiranës gënjen në mënyrë të paturpshme. MPPTT-ja ka paguar të gjitha detyrimet vendore. Në mënyrë të paturpshme, dje Bashkia e Tiranës në një prononcim për mediat ka gënjyer qytetarët e saj dhe mbarë publikun, se disa instutucione shtetërore dhe konkretisht MPPTT-ja janë debitor ndaj saj pasi nuk kanë paguar taksat dhe tatimet vendore . I bëjmë të ditur Bashkisë së Tiranës se MPPTT-ja ka paguar të gjitha detyrimet e saj por mesa duket paaftësia e Bashkisë së Tiranës ka pushtuar cdo hallkë të saj jo vetëm në menaxhimin e fondeve por edhe në informimin e qytetarëve . Ftojmë Bashkinë e Tiranës të bej verifikimet e saj, kesaj rradhe nga njerëz të aftë dhe në mënyrë sa më të saktë.”


