Tiranë – PS: ministri Prifti gënjen, nuk ka energji të lirë

“Ministri pinokut gënjeu sot shqiptarët me të njëjtën pafytyrësi si shefi i vet. Dritan Prifti pasi u dhuroi shqiptarëve për festat e fundvitit shtrenjtimin e çmimit të energjisë, sot mashtroi për herë të dytë shqiptarët. Nuk ka energji të lirë siç pretendon ministri i pinokut, por vetëm gënjeshtra të cilat këto kohë thuhen lirshëm nga pinoku dhe ministrat e tij” tha Imeraj. Sipas saj, sot shqiptarët do vuajnë rritjen e çmimit të energjisë, jo vetëm familjarët por edhe bizneset, për të cilët energjia është rritur plot 22%. “Shtrenjtimin e çmimit të energjisë do e vuajnë familjet e papuna, pensionistët, invalidët e mbi të gjitha, familjet e varfra. Prandaj i themi sot pinokut, që kemi për kryeministër, mjaft i gënjeve shqiptarët. Kriza në të cilën ti e ke futur Shqipërinë ka vetëm një zgjidhje: hapjen e kutive ose largimin tënd bashkë me kutitë” përfundoi Imeraj.

Advertisement