Mbrëmjne e djeshme, një prej të ftuarve “Në Kurthin e Piter Panit” ishte kantautori i njohur Pirro Çako.
“Çfarë të pëlqeu të gruaja jote e parë që u ndave?” ishte një prej pyetjeve të fëmijëve që iu drejtua atij.
Edhe pse u përpoq t’i kalonte me sportivitet, Pirro tha se, sado të mundohej t’ua shpjegonte, ata nuk do ta kuptonin, kështu që nuk e la veten aq kollaj të binte në kurth. Megjithatë, nuk la pa përgjigje disa prej pyetjeve më pikante të fëmijëve.
Pas divorcit të bujshëm me sopranon e njohur Inva Mula dhjetë vjet më parë, pyetja e radhës ishte nëse do të martohej sërish.
Ai sërish iu përgjigj me sportivitet: “Po edhe kur je beqar, si i martuar je…” – tha me të qeshur, por nuk i kënaqi fëmijët me këtë përgjigje.
“Me thënë të drejtën, nuk do ishte keq, por me mendje jam shumë larg martesës” – tha Çako duke mos lënë asnjë hapësirë për aludime dhe për lajme rozë… Nuk deshi të binte në kurth!