Duket se mëmësia ka ndikuar më shumë se pozitivisht tek Khloe dhe  nuk do t’ja dijë për asgjë ç’thuhet vërdallë.

Advertisement

“Ajo është më shumë se e lumtur me ardhjen e bebushes. Vajza është tepër e bukur dhe e shëndetshme, prandaj tani Khloe s’do t’ja dijë për asgjë në botë. Madje nuk është më as e nevrikosur me Tristan-in!”- janë shprehur burime pranë People.

“Ajo e ka falur. Tani ndodhet në një flluskë lumturie dhe paqeje aq sa gjithçka ndodhi me partnerin e saj nuk ishte tamam tradhti. Ishin thjesht disa puthje nën efektin e alkoolit që s’do të thonë asgjë dhe se faji ishte tërësisht i vajzave që e ngacmonin vazhdimisht.”

Nuk ka nevojë t’ju rikujtojmë çfarë bëri basketbollisti gjatë shtatzënisë së saj…