Pasi historia e tyre e dashurisë mori fund një vit më parë, për Kylie Minogue nuk ka qenë aspak e thjeshtë.
Në një intervistë për revistën “Red”, Kylie rrëfeu se pasi i dha fund romancës me Joshua Sasse, përjetimi emocional ka qenë në kufijtë e një depresioni dhe gjendje mendore të rënduar, prej së cilës ju desh kohë që të dilte.
“Unë duhej të ndërtoja veten time fizikisht dhe mendërisht. Kam kuptuar se kurrë nuk mund të negociosh në një marrëdhënie që ka marrë tatëpjetën”, është shprehur këngëtarja australiane 50-vjeçare për revistën.
Ndërsa po i përqendron të gjitha energjitë tek vetja, Kylie zbulon gjithashtu edhe një tjetër sekret të jetës së saj. “Nuk kam në plan të afërt të martohem, madje unë kurrë nuk kam menduar se do të martohem ndonjëherë në jetën time. Mbase tingëllon e çuditshme, sepse çdo vajzë ka një vizion apo një ëndërr në kokën e saj se si do të jetë martesa, ndërsa unë jo. Prindërit më kanë rritur me këtë ide, pra që martesa të mos jetë qëllim në vetvete. Mund të jetë edhe e gabuar, fakti që nuk bëj atë që bën gjithë bota, por unë mendoj se martesa nuk është për mua”, përfundon ajo deklaratën e saj.