PREMIUM RATES APPLY. Please contact your sales rep or [email protected] with any enquiries Mandatory Credit: Photo by Taylor Jewell/Vogue/REX/Shutterstock (8779847dq) Kendall Jenner, Bella Hadid, Gigi Hadid and Anwar Hadid The Costume Institute Benefit celebrating the opening of Rei Kawakubo/Comme des Garcons: Art of the In-Between, Inside, The Metropolitan Museum of Art, New York, USA - 01 May 2017

Bella Hadid mori disa kohë të çmuar nga dita e saj për të vendosur pak rend në instagramin e saj.

Kjo pasi një komentuese  i akuzoi dhe u tall keq me operacionet e tyre plastike duke shkruar në një foto të postuar nga një llogari fansash të supermodeles:

Advertisement

“2 k***a janë ulur në një pemë, në fillim vjen operacioni i hundës, më pas buzët, ah dhe mos harrojmë mollëzat e faqeve. Mos u gënjeni njerëz, paratë mund të blejnë një fytyrë të re, por jo një personalitet, gjë për të cilën kanë nevojë këto vajza”.

Komenti është fshirë më pas, por është kapur në kohë, madje dhe me përgjigjen e Bellas, e cila duket sikur i ka dhënë një “shuplakë” të fortë.

“Do dëshiroja shumë të njihje mirë personalitetin tonë dhe jo vetëm kaq. Do doja të rrëmbeje dhe një zemër për veten. Zoti të bekoftë e dashur. Do doja shumë të të shëroja nga xhelozia”, i shkruan Bella dhe më pas e publikon në Instastory.