Pas 9 vitesh martesë, ndahet çifti i njohur i aktorëve…

Çifti i famshëm i aktorëve, Channing Tatum dhe Jenna Dewan kanë bërë të ditur se janë ndarë pas nëntë vitesh martesë.

Ata e bënë të ditur lajmin nëpërmjet një deklarate të postuar në profilet e tyre në Instagram, teksa këmbëngulin se “mbeten dy miq të mirë” por pranojën se tani janë “në rrugë të ndryshme”. Ata kanë një vajzë të quajtur Everly, e cila më 31 maj do të mbushë 5 vjeç, dhe thonë se mbeten prindër të përkushtaur, pavarësisht ndarjes.
Çifti i aktorëve ka dalë së bashku për herë të fundit në 6 nëntor të vitit të kaluar në premierën në Los Angeles për “War Dog”.

Advertisement

“Hej, botë! Pra… kemi diçka për të ndarë me ju. Kemi zgjedhur me dashuri për t’u ndarë si një çift. Ne ramë thellësisht në dashuri shumë vite më parë dhe kemi pasur një udhëtim magjik së bashku. Asgjë nuk ka ndryshuar për atë sa shumë e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur që na çon në rrugë të ndryshme tani. Nuk ka ngjarje dhe sekrete të fshehta. Ne jemi ende një familje dhe gjithmonë do të jemi prindër të përkushtuar ndaj Everly. Ne nuk do të komentojmë rreth kësaj, dhe ju falënderojmë të gjithëve për respektimin e privatësisë së familjes sonë. Shumë dashuri për ju, Chan dhe Jenna”,- shkruhet në mesazhin e përbashkët.

Channing u takua me Jenna në sheshin e xhirimit të filmit Step Up në 2006 e u martuan pas tre vjetësh në një ceremoni idilike në Malibu.