Blac Chyna humb vetëkontollin, përpiqet të godasë një grua në park (Video)

Blac Chyna së bashku me dy fëmijët dhe të dashurin e saj më të ri, YBN Almighty Jay, ishin ditën e djeshme në parkun Six Flags për të marrë pjesë në festimet e organizuara për festën e Pashkëve, por shumë shpejt u bë pjesë e një incidenti.

Në momentin kur vajza e saj e vogël, Dreamy, po luante, një grua është afruar pranë saj për ta përkëdhelur e pikërisht në këto momente këngëtarja ka humbur kontrollin dhe u përpoq ta godiste atë me makinën prej lodre të së bijës.

Advertisement

Video të ndryshme janë shfaqur në mediat sociale duke treguar turmat e njerëzve të tronditur, të cilët ishin të grumbulluar në parkun ku ndodhi edhe përplasja.

Në lidhje me incidentin, Chyna ka reaguar në Instagram, ku ka theksuar se ajo do t’i mbronte fëmijët e saj me çdo kusht: “Të qënit i famshëm është mjaft e vështirë dhe duhet treguar mjaft kujdes, por kur dikush prek fëmijën tënd, kjo është e palejueshme. Unë nuk e pranoj dhunën, as nuk jam një person i dhunshëm, por i duartrokas të gjitha nënat që mbrojnë fëmijët e tyre me çdo kusht. Me dashuri nëna e King dhe Dream”.