Mezi po e prisnim…
Pak kohë më parë këngëtarja Besa Kokëdhima ka paralajmëruar se në datë 1 prill do të publikonte këngën e re me titull “Lost”, dhe sigurisht kjo nuk do të ishte një gënjeshtër.
Befas, Besa njoftoi se ky projekt nuk do të publikohet…
“Më vjen keq, por projekti im “Lost” është bërë pjesë e një plani më të madh dhe nuk do të publikohet më 1 prill, ashtu siç ishte njoftuar. Një projekt i ri muzikor është duke ardhur dhe mezi po pres që ta dëgjoni. Faleminderit për mirëkuptimin, ju dua.”- ka shkruar Besa në një postim në Instastory.
Tani jemi gjithë sy e veshë…