Bey po jep maksimumin në provat e saj për koncertin e Coachella-s.

Sipas disa burimeve për TMZ.com, diva e muzikës po sigurohet që performanca në këtë festival të mbahet mend gjatë duke marrë parasysh se nuk ja doli të ishte prezente vitin e kaluar, për shkak të shtatzënisë.

Advertisement

Burime të afërta me Beyonce raportojnë se diva po përdor një studio muzikore mjaft profesionale në Los Angeles ku ka filluar të bëjë prova intensive të martën për 11 orë në ditë, studio kjo në të cilën po bëjnë prova vetëm stafi i këngëtares ku përfshihen kërcimtarët, koreografët dhe teknikët.

7 truproja kujdesen që gjithçka të jetë e sigurt dhe e qetë si jashtë dhe brenda ambienteve të studios.

Gjithashtu dhe dieta e saj është mjaft e përzgjedhur, siç e bëri vetë të ditur këngëtarja në Instagram.

Kujtojmë se koncerti nis më datë 13 Prill dhe të ftuar të tjerë specialë do të jenë The Weeknd dhe Eminem.