Procesi i cili ka nisur që në datën 1 dhjetor të këtij muaji mbyllet sot për t’i lënë kohë deri në pranverë këtij organi të lartë gjyqësor të vendosë nëse pavarësia e Kosovës ka qenë apo jo e ligjshme, edhe pse bëhet fjalë për një vendim thjesht këshillëdhënës dhe jo ekzekutiv. Sipas të dhënave, në seancën e sotme kanë mbetur për të dëshmuar vetëm Venezuela dhe Bolivia, pritshmëria e të cilave është që deklarohen në favor të Serbisë, duke mbyllur kështu gjithë fazën e dëshmive. Deri tani, nga vendet e paraqitura në seancat dëgjimore 14 kanë mbështetur shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe 10 kanë mbrojtur qëndrimin e Serbisë. Nga ana e tyre, autoritetet kosovare janë mjaft optimiste jo vetëm për pritshmërinë pozitive të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por edhe nivelit në rritje të njohjes së pavarësisë së Kosovës që do të mbërrijë pas këtij gjykimi.